JA Rumania dhe partnerët ndërkombëtarë nisin projektin europian YSBE Net

JA Rumania dhe partnerët ndërkombëtarë nisin projektin europian YSBE Net

Junior Achievement (JA) Rumania, së bashku me një konsorcium prej gjashtë partnerësh ndërkombëtarë, njofton nisjen e projektit YSBE Net: Youth Social Business Entrepreneurship Network, një iniciativë e bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian përmes programit Erasmus+.

Projekti do të zbatohet për një periudhë 24-mujore, në kuadër të ERASMUS-YOUTH-2025 – CB-WB, dhe ka nisur zyrtarisht më 1 nëntor 2025. Ai realizohet në partneritet me JA Cyprus, JA Bulgaria, JA Macedonia, JA Albania, JA Montenegro dhe Merci Charity Boutique, si dhe me dy vende partnere që do të marrin pjesë në aktivitetet ndërkombëtare të projektit: JA Turkey dhe JA Serbia.

Qëllimi kryesor i YSBE Net është forcimi i edukimit për sipërmarrjen sociale tek të rinjtë dhe krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm që mbështet organizatat rinore në rritjen e kapaciteteve të tyre për të zbatuar programe me ndikim social. Projekti i përgjigjet nevojave në rritje në rajon për zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe mbështet brezin e ri të të rinjve krijues që kontribuojnë në transformimin e komuniteteve.

Eventi ndërkombëtar i Lancimit– shkurt 2026, Qipro

Në shkurt 2026, konsorciumi do të organizojë në Qipro eventin zyrtar ndërkombëtar të nisjes së projektit. Partnerët do të mblidhen për të prezantuar objektivat, strukturën dhe aktivitetet e projektit, si dhe për të diskutuar mënyrat e bashkëpunimit dhe zgjerimit të ndikimit arsimor në rajon. Pjesëmarrja e JA Turkey dhe JA Serbia do të kontribuojë në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

YSBE Net synon ta shndërrojë organizatat rinore në qendra ekselence për edukimin sipërmarrës, përmes zhvillimit të programeve të qëndrueshme dhe inovative. Nëpërmjet aktiviteteve të tij, projekti do të nxisë angazhimin e të rinjve në proceset e inovacionit social, do të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe social të qëndrueshëm në Europën Juglindore.