Udhërrëfyes për Edukimin e Sipërmarrjes Sociale në Evropë
Në të gjithë Evropën, sipërmarrja sociale shihet gjithnjë e më shumë si një mënyrë e rëndësishme për të adresuar sfida të tilla si papunësia, pabarazia sociale dhe problemet mjedisore. Kuadri I Komisionit Europian për kompetencat sipërmarrëse, i njohur si EntreComp Framework, e konsideron sipërmarrjen si një kompetencë kyçe që të rinjtë duhet ta zhvillojnë për të ardhmen e tyre. Megjithatë, në shumë vende evropiane, sipërmarrja sociale ende nuk është e integruar në mënyrë të plotë në sistemet arsimore.
Për të kuptuar më mirë këtë boshllëk, partnerët e projektit YSBE Net realizuan një analizë të nevojave në gjashtë vende: Rumani, Qipro, Bullgari, Maqedoni e Veriut, Shqiperi dhe Mali i Zi. Raporti bazohet në përgjigjet e 179 mësuesve dhe punonjësit e rinj, të cilët ndanë përvojat dhe perspektivat e tyre mbi edukimin e sipërmarrjes sociale.
Çfarë mësuam?
Mesazhi është i qartë: mësuesit dhe punonjësit e rinj besojnë fort se sipërmarrja sociale mund të përmirësojë mundësitë e punësimit për të rinjtë në të ardhmen. Megjithatë, ata evidentojnë edhe disa sfida kryesore:
- Të rinjtë kanë njohuri dhe ndërgjegjësim të kufizuar për mundësitë që ofron sipërmarrja sociale.
- Mundësitë për të mësuar përmes praktikës dhe eksperiencës reale janë të pakta.
- Shumë nxënës dhe të rinj kanë mungesë vetëbesimi në aftësi kyçe, si edukimi financiar, iniciativa personale dhe këmbëngulja.
Megjithëse mësuesit janë të motivuar për ta përfshirë sipërmarrjen sociale në procesin mësimor, ata shpesh përballen me disa kufizime praktike, si:
- mungesa e materialeve të gatshme për përdorim në klasë,
- hapësirë e kufizuar në kurrikulë,
- dhe mungesa e trajnimeve praktike për zhvillimin e këtyre temave.
Një tjetër gjetje e rëndësishme lidhet me zonat rurale. Sipas të anketuarve, të rinjtë që jetojnë në komunitete rurale kanë edhe më pak mundësi për të mësuar rreth sipërmarrjes sociale, edhe pse kjo mund të ishte një mënyrë shumë e mirë për të mbështetur zhvillimin ekonomik dhe social të komuniteteve lokale.
Çfarë ndodh më tej?
Ky studim nuk është thjesht një raport. Ai do të shërbejë si bazë për hapat e ardhshëm të projektit, duke orientuar:
- zhvillimin e një kursi të ri për sipërmarrjen sociale;
- organizimin e programeve të trajnimit për mësues dhe punonjësit e rinj;
- zhvillimin e një hackathoni (konkursi) online dhe dy panaireve ndërkombëtare fizike, ku të rinjtë do të kenë mundësinë të testojnë dhe zhvillojnë idetë e tyre sipërmarrëse.
Qëllimi është që organizatat rinore dhe mësuesit të pajisen me mjete më të mira, ndërsa të rinjve t’u krijohen mundësi reale për të zhvilluar aftësi, për të fituar përvojë dhe për të rritur besimin në vetvete.
Raporti i plotë i Analizës së Nevojave është i disponueshëm KËTU.
Rreth projektit YSBE Net
YSBE Net është një projekt 24-mujor në kuadër të programit Erasmus+, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian. Konsorciumi përfshin: Junior Achievement Romania, Junior Achievement Cyprus, Junior Achievement Bulgaria, Junior Achievement Macedonia, Junior Achievement Albania, Junior Achievement Montenegro dhe Merci Charity Boutique.
Projekti synon të forcojë kapacitetet e organizatave rinore dhe shkollave për të ofruar edukim praktik në fushën e sipërmarrjes sociale. Gjithashtu, ai mbështet të rinjtë në zhvillimin e aftësive kyçe sipërmarrëse. Duke kombinuar hulumtimin, zhvillimin e kurrikulës, trajnimin e mësuesve dhe aktivitete praktike, si hackathon-e dhe panaire ndërkombëtare, YSBE Net kontribuon në ndërtimin e një ekosistemi më të fortë për edukimin e sipërmarrjes sociale në rajon.
